Akademia e arbitrave, diplomohen 81 gjyqtarë të rinj

Nga A2 CNN
20 Korrik 2020, 20:36 | Futboll
Akademia e arbitrave, diplomohen 81 gjyqtarë të rinj

Futbollit shqiptar i shtohen edhe 81 gjyqtarë të rinj, 12 prej të cilëve janë vajza. Akademia e Arbitrave mbylli edicionin e dytë, duke shpërndarë diplomat për “xhaketat e zeza”, aventura e të cilave do të nisë nga Kategoria e Tretë.

Edicioni nisi në tetor të 2019-s dhe u nda në dy faza, teori dhe praktikë. Arbitrit e rinj u trajnuan rreth rregullave të lojës, përgatitjes fizike, psikologjisë sportive, komunikimit, mjekësisë si edhe gjuhës së huaj.

Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit ishin Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Ilir Shulku, Presidenti i Shoqatës së Arbitrave të Futbollit, Tahir Kastrati dhe Shefi i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos