Trump refuzon debatin virtual: Nuk do të humbas kohën time

Nga A2 CNN
8 Tetor 2020, 14:23 | Bota
Trump refuzon debatin virtual: Nuk do të humbas kohën time

Presidenti Donald Trump deklaroi se ai nuk do të marrë pjesë në debatin e dytë presidencial me Joe Biden, pasi Komisioni për Debatet Presidenciale vendosi që debati do të mbahet virtualisht, për shkak se Trump rezultoi pozitiv me koronavirus.

"Unë nuk do të bëj një debat virtual," tha Trump në Fox Business. "Unë nuk do të humbas kohën time në një debat virtual", shtoi ai.

Komenti i Trump vë në pikëpyetje debatin e dytë. Masa e marrë, u pa si e nevojshme nga anëtarët e komisionit të debatit duke pasur parasysh pasigurinë rreth shëndetit të Presidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos