Trump takon Erdogan, i kërkon të heqë dorë nga sistemi rus S-400

Nga A2 CNN
29 Qershor 2019, 12:22 | Bota
Trump takon Erdogan, i kërkon të heqë dorë nga sistemi rus

Në vazhdën e punimeve të samitit të G20-s, presidenti amerikan, Donald Trump u takua edhe me numrin një të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, të cilit i bëri thirrje të braktisë planet për blerjen e sistemit raketor rus, S-400. 

“Nuk është mirë”, paralajmëroi Trump, duke e përshkruar situatën si të komplikuar. Uashingtoni ka thënë më herët se nëse nuk anulohet marrëveshja për blerjen e sistemeve S-400 deri në 31 korrik, Ankarasë do t’i ndalohet të blejë gjeneratën e re të avionëve luftarakë F-35.

Më herët, Erdogan u takua me presidentin rus, Vladimir Putin dhe i tha atij se marrëveshja për sistemin S-400 është “e rëndësisë primare”. Ai nuk dha ndonjë sinjal se Ankaraja mund të tërhiqet nga marrëveshja për blerjen e këtij sistemi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos