
Jemi mësuar të shohim Donald Trump si miliarderin që ka ndërtuar gjysmën e New York-ut dhe vitet e fundit, si presidenti shumë i diskutuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por ende nuk njihej “ talenti” i tij si këngëtar. Vetë presidenti ka shpërndarë në Twitter një video të vitit 2005, kur në skenën e çmimeve Emmy u paraqit i veshur si bujk, së bashku me aktoren e serialit të famshëm Will and Grace, Megan Mullally.
Aktorja vetë duket sikur nuk e ka marrë shumë për zemër këtë kujtim, saqë ka shkruar, po në Twitter:
“O Zot... njerëz po më kërkuat jam në një gropë nën tokë”. (A2 Televizion)