Një turist anglez vodhi një autobus në Benidorm dhe eci me shpejtësi më shumë se 3 km, duke shkatërruar gjithçka që i doli përpara.
Mjeti u vodh në periferi të qytezës spanjolle, aty ku parkojnë autobusat e linjës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:30 të ditës së dielë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi identitetin e turistit ose për arsyen pse ka kryer këtë veprim.
Sipas mediave angleze, turisti me shumë mundësi ka qenë i dehur. (A2 Televizion)