
Katër persona të dyshuar si trafikantë droge u arrestuan nga policia spanjolle pak minuta pasi shpëtuan efektivët e Rojes Civile të cilët kishin rënë në det. Tre policët rrezikonin të mbyteshin pasi varka e tyre u përplas me atë të trafikantëve gjatë operacionit për kapjen e tyre, pranë brigjeve të Malagës.
Ata u urdhëruan nga efektivët e tjerë të Rojes Civile që ishin në helikopterin që po merrte pjesë në operacion. Pasi efektivët u shpëtuan, trafikantët u arrestuan dhe bashkë me ta edhe tre tonë kanabis në formë çokollate.
Video e operacionit dramatik u shpërnda nga vetë autoritetet spanjolle, që qëndrojnë në enklavën afrikane të Ceutas. Kombësia e katër të arrestuarve nuk është bërë publike, por është konfirmuar se droga vinte nga Maroku, me destinacion fillestar Spanjën, për të përfunduar më pas edhe në vende të tjera Europiane. (A2 Televizion)