“Twerk” mbi arkivol

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 13:42 | Lifestyle

Videoja e një gruaje që bën “twerk” mbi një arkivol është bërë virale. Klipi 24-sekondësh ka marrë më shumë se 10 milionë shikime në rrjetet sociale. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Ekuador.

Varrimi i pazakontë është bërë për një tregtar 35-vjeçar, i cili u vra me armë zjarri.

Personi që e postoi në Twitter videon shkroi: “Nëse e dashura nuk e bën këtë në varrimin tënd, a është vërtetë e dashura jote?”

Komentuesit janë të ndarë: disa e mbështesin veprimin e gruas ekuadoriane, ndërsa disa të tjerë thonë se veprimi i saj është i pahijshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos