UEFA pezullon hetimet ndaj Milanit

Nga A2 CNN
5 Qershor 2019, 19:18 | Futboll
UEFA pezullon hetimet ndaj Milanit

Milani është duke kaluar një situatë aspak të mirë. Pasi dështoi të siguronte një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, nga kuqezinjtë u larguan trajneri Gattuso dhe drejtori sportiv Leonardo.

Ndërkohë, nga UEFA ka ardhur një lajm për kuqezinjtë ditën e sotme, ku bëhet e ditur se janë pezulluar hetimet sa i përket “Fair Play Financiar” derisa të merret një vendim në lidhje me apelin e vitit të kaluar në CAS.

“Procedurat do të ndërpriten deri në publikimin e rezultatit final të çështjes në CAS”, ka bërë të ditur në një deklaratë pasditen e sotme UEFA.

Me këtë vendim të fundit, ndaj kuqezinjve nuk do të ketë asnjë sanksion, por kjo mund të ndryshojë në varësi të vendimit të CAS. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos