Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, flet Taulant Balla

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2026, 11:30 | Politikë

Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliajt drejtuar PS-së dhe SPAK-ut për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së partisë.

Duke iu përgjigjur mediave, Balla u shpreh se përballja me drejtësinë është çështje individuale për çdo përfaqësues të zgjedhur të PS-së dhe se strukturat e partisë nuk mund të shërbejnë si mburojë për askënd.

Ai thekson se Veliaj duhet ta bëjë vetë përmballjen me drejtësinë, pa përfshirë logon e Partisë Socialiste. 

“Unë mendoj, dhe e kam thënë, që çështjet e çdo përfaqësuesi të zgjedhur të PS-së, në të gjitha nivelet, me drejtësinë janë çështje individuale. As PS-ja, as Asambleja, as Kryesia, as organizatat socialiste nuk janë mburojë e askujt në përballjen me drejtësinë. Në këtë këndvështrim, Veliajn e kam mik, por përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë, pa përfshirë grushtin dhe trëndafilin e PS-së”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos