
Liderët e BE kanë vendosur të japin statusin e vendit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë në samitin që po mbahet në Bruksel.
Ndonëse, fillimi i ditës nuk kishte lajme të mira për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat dështuan sërish në hapjen e negociatave për shkak të vetos bullgare, pasditja solli një vendim pozitiv përsa i përket çështjes së zgjerimit.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen e quajti ditën e sotme si shumë të mirë për Europën dhe uroi liderët e tre vendeve për arritjen e tyre në rrugëtimin europian.
Kujtojmë këtu që Ukraina aplikoi vetëm pak kohë më parë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, pas nisjes së pushtimit rus. (A2 Televizion)