Ukrainës i vjen një buzëqeshje e vogël nga futbolli

Nga A2 CNN
1 Qershor 2022, 23:02 | Futboll

Në një moment shumë të vështirë për vendin, një buzëqeshje e vogël i vjen Ukrainës nga futbolli: përfaqësuesja e këtij vendi ka mposhtur Skocinë në “Hampden Park” me rezultatin 3-1, duke vijuar ëndrrën e kualifikimit për në Botëror.

Yarmolenko, Yaremchuk dhe Dovbyk ishin autorët e golave për ukrainasit, të cilët tashmë duhet të mposhtin edhe Uellsin për të fituar biletën e fundit për në “Katar 2022”.

Ndeshja Uells-Ukrainë do të luhet të dielën, në orën 18:00, në Kardif. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos