
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë bën me dije se vetëm 327 raste të reja me koronavirus u regjistruan në vend gjatë ditës së enjte, një shifër kjo shumë më e ulët se ditët paraardhëse.
Deri në këto momente numri i të prekurve në Kinë ka arritur në 78 824.
Pjesa më e madhe e personave të infektuar ishte sërish në provincën e Hubei, ndërsa në zonat e tjera të Kinës u regjistruan vetëm 9 raste të reja.
Numri total i viktimave ka shkuar në 2788 në fund të ditës së enjte, me 44 të vdekur që u shtuan sërish nga province e Hubeit, aty ku ishte dhe origjina e shpërthimit të virusit të ri.
Megjithatë, mjekët kanë dyshime se disa nga pacientët e shëruar mund të jenë sërish mbartës të virusit. (A2 Televizion)