Programi për zhvillimin e qëndrueshëm rural i GIZ-it në Shqipëri vjen këtë verë me një seri promovimesh të disa prej vendeve më të bukura për t’u vizituar dhe shplodhur në Shqipëri. Nën titullin, “Unë rri në Shqipëri” promovohen destinacionet tona nga veriu në jug nga deti në mal, nga natyra, kultura, tradita, historia e gastronomia shqiptare. Për të folur më shumë për këtë nismë fantastike, ishin të ftuar në Dita Jonë koordinatorja e projektit, Dhurata Gazullin, si dhe Roland Hysin, njërin nga ambasadorët e fushatës. (A2 Televizion)
“Unë rri në Shqipëri”
