Urbanisti Besnik Aliaj tregon në "Absolut 4" pse përmbytemi

Nga A2 CNN
26 Janar 2021, 22:44 | Aktualitet
Urbanisti Besnik Aliaj tregon në "Absolut 4" pse përmbytemi

Urbanisti Besnik Aliaj, në një lidhje direkte me “Absolut 4”, tregoi dy arsyet pse vendi ynë përmbytet.

“Jemi përpara ndryshimeve klimaterike dhe ndryshimeve të sistemit shoqëror. Sot, reshjet janë të përqendruara dhe ky fenomen lidhet me ndryshimet globale. Shqipëria renditet e para në Evropë për efektet nga ndryshimet klimatike. Përmbytjet do të ndodhin nëse nuk marrim masa me infrastrukturën nëntokësore. Pretendojmë të rrisim cilësinë e jetesës, por duhet të dimë ta bëjmë këtë gjë”, deklaroi Aliaj.

“Digat e vogla edhe mund të prishen sepse është më ekonomike të shpëtojmë këto kostot e përmbytjeve sesa të fitojmë ato 5 lekë nga digat e vogla”, shtoi urbanisti.

Sipas tij, vetëm “me investime sistematike prej një dekade, do të stabilizojmë efektet e përmbytjeve”.

Ndërsa këshilltari i Presidentit për Emergjencat Civile, Shemsi Premçi, theksoi: “Presidenti reagoi 3 herë pas paralajmërimeve të IGJEUM. Qeveria nuk paralajmëroi banorët e Shijakut dhe Sukthit. Qeveria duhet të shpallë gjendjen pjesore të fatkeqësisë natyrore sepse janë plotësuar 4 faktorë. Qytetari, nga kjo, përfiton kompensim banese dhe orendish 100%”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos