
Deputetja e Partisë Demokratike, Jordia Tabaku, deklaroi në fjalën e saj në Kuvend se vendi ka një faturë prej 385 milionë euro për të paguar nëpër arbitrazhe.
Por pretendimi i saj u hodh poshtë nga kryeministri Edi Rama.
“Keni lajmëruar se po paguhet një marifetçi i madh, si ai që e përdorët edhe për të çoroditur njerëzit përpara zgjedhjeve, po ju them se asnjë qindarkë nuk i është paguar as Becchetti-t dhe askujt tjetër.
Dhe ndërkohë ballafaqimi vazhdon kudo që ka mundësi të zhvillohet”, tha Rama.
“Keqardhje për këtë zonja Tabaku, sepse ju edhe lexoni shumë, dhe një njeri i tillë të flasë për 385 milionë euro, që nuk ekzistojnë, është pak e sikletshme”. (A2 Televizion)