Hera e parë e Leclerc në pistën legjendare, por Hamilton dominon klasifikimin

Nga A2 CNN
1 Shtator 2019, 16:55 | Sporte të tjera
Hera e parë e Leclerc në pistën legjendare, por Hamilton dominon

Charles Leclerc fiton garën e tij të parë pikërisht në një nga pistat që kanë shndërruar në legjendë mitin e Ferrarit, Michael Shumacher, Spa- Francochamps i Belgjikës.

Piloti 21-vjeçar,  i lindur në Principatën e Monakos, arriti të dominojë garën edhe pse në xhiro të fundit një problem te gomat rrezikojë që ëndrra e tij për triumf t’i kalonte kampionit të botës, britanikut Lewis Hamilton.

Në fund të garës Leclerc i dedikoi fitoren mikut të tij Anthoine Hubert, që ndërroi jetë në një aksident tragjik gjatë një gare të Formula 2.  

Pas Leclerc dhe Hamilton, u radhit piloti tjetër i Mercedes Benz Valtteri Bottas, ndërkohë që gjermani Vettel mbeti jashtë podiumit, pasi për kohë të gjatë ishte në vend të parë dhe të dytë.  

Holandezi Verstappen aksidentoi Red Bullin e tij në xhiron e parë, duke kompromentuar kështu goxha shanset e tij në sezon, që për momentin dominohet nga Hamilton.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos