Ushtarë nga Shqipëria dhe Kosova garojnë në Mbretërinë e Bashkuar

Nga A2 CNN
24 Shtator 2022, 17:00 | Aktualitet

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar në Facebook foto nga përgatitjet e trupave elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në Britaninë e Madhe.

Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se kjo është stërvitja më e vështirë marshuese në botë, Cambrian Patrol.

“Të dyja trupat shqiptare do të garojnë në Malet e Uellsit, në Mbretërinë e Bashkuar, mes 160 skuadrave nga 30 vende të botës, duke marshuar për 48 orë me 45 kg pajime në një terren tejet të thepisur. Ne jemi NATO”, ka shkruar Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos