All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED eliminon nga gara 3 kandidatë

Nga A2 CNN
31 Gusht 2021, 15:51 | Aktualitet
Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED eliminon nga gara 3
All - Paragraf - 1

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka eliminuar 3 kandidatë nga gara për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Ndalimi i kandidimit dhe mos vijimi i procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit është bërë për:

All - Paragraf - 3

Z. Sinan Tafaj, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të Z. Gani Dizdari;

Zj. Dhimitrula Spiro, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha;

Z. Saimir Vishaj, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha, vendin vakant të Z. Gani Dizdari dhe vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha.

All - Paragraf - 6

“Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë pasur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të tyre do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar”, thotë KED në njoftimin zyrtar. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos