Vaksina kundër koronavirusit, përplasja me qeverinë franceze, Sanofi ndryshon qëndrim

Nga A2 CNN
15 Maj 2020, 17:11 | Bota
Vaksina kundër koronavirusit, përplasja me qeverinë franceze,

Gjiganti farmaceutik francez tërhiqet në vendimin për t’i dhënë prioritet tregut amerikan në rastin e krijimit të një vaksine të mundshme. Pas përplasjes me qeverinë franceze, kompania Sanofi pohon se qasja do të jetë e barabartë për të gjithë.

Kthesa erdhi pasi kryeministri francez, Eduard Phillip, tha se garantimi i vaksinës për të gjithë ishte një kusht i panegociueshëm.

Firma farmaceutike pretendonte më herët se Uashingtoni është financuesi kryesor i projektit të tyre, prandaj kishte të drejtën për të bërë porosinë më të madhe.

Kritika ndaj kompanisë Sanofi pati dhe presidenti Emmanuel Macron si dhe Bashkimi Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos