
Djegia publike e flamurit të Bashkimit Europian në Gjermani, apo të ndonjë shteti tjetër, është e dënueshme me deri në 3 vite burg. Vendimi erdhi nga Bundestagu, që e klasifikon këtë veprim si krim urrejtjeje.
Sipas parlamentit gjerman, flamujt e vendeve të huaja kanë po të njëjtën vlerë sa ai I Gjermanisë. Gjithashtu ndëshkimi aplikohet edhe për rastet e mungesës së respektit për himnin e BE-së, që është simfonia e 9 e Bethoven.
Ndryshimi erdhi nga ankesa e partisë Social Demokrate SPD, për djegien e një flamuri të Izraelit nga disa protestues në Berlin në vitin 2017. Por masa e re është kundërshtuar nga partia e ekstremit të djathtë, Alternativa Për Gjermaninë, që e konsideroi ligjin e ri si ndërhyrje të rëndë në lirinë e të shprehurit. (A2 Televizion)