Vaksinat, Argjentina sheh nga Kina, marrëveshje me dy kompani

Nga A2 CNN
10 Janar 2021, 21:41 | Bota
Vaksinat, Argjentina sheh nga Kina, marrëveshje me dy kompani

Argjentina, për sa i përket vaksinave, nuk sheh më nga vendet perëndimore. Autoritetet e vendit latino-amerikan kanë njoftuar se kanë mbërritur një marrëveshje me Kinën për marrjen e rreth 1 milion vaksinave të prodhuara nga industria shtetërore kineze Sinopharm.

Vaksinat priten në Argjentinë në fund të janarit, pasi vendi e ka filluar gjithsesi fushatën në dhjetor me një prej vaksinave më të diskutuara në treg, rusen Sputnik V, nga të cilat ka marrë rreth 100 mijë copë.

Vaksina e Sinopharm nuk do të jetë vaksina e vetme kineze që do të mbërrijë në Argjentinë. Tentativat për mbërritjen e vaksinës së krijuar nga kinezja Sinovac, që prodhohet në Brazil nga Instituti Butantan i Sao Paolos, janë drejt përfundimit dhe do t'i sigurojnë Argjentinës një numër edhe më të madh.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos