
Në pikat e vaksinimit në kryeqytet më të interesuar për të bërë vaksinën janë edhe moshat nën 70-vjeç. Shumica prej tyre paraqitet rregullisht në Sheshin Skëndërbej për t’u interesuar nëse ka ardhur radha e tyre.
Ka edhe të moshuar që refuzojnë të kryejnë vaksinat ruse dhe kineze. Një pjesë e të moshuarëve që shfaqin komplikacione para vaksinimit dërgohen në shtëpi për t’u rikthyer një ditë tjetër.
Më të kënaqur janë ata të cilët kanë marrë ose presin të marrin dozën e vaksinës për të fituar imunitet. Përvec vaksinave të siguruara nga Kina dhe Rusia, autoritetet kanë njoftuar se po sigurohen vaksina nga Astrazeneca, Pfizer dhe marrëveshja me Covax. Deri në fund të qershorit synohet të vaksinohen gjysmë milioni shqiptarë. (A2 Televizion)