Situata me pandeminë vijon të jetë e vështirë në vendin tonë, ku sipas të dhënave të përcjella nga Ministria e Shëndetësisë mbetet i lartë numri i rasteve të reja të infektuara nga Covid-19, e po ashtu shqetësues mbetet edhe numri i jetëve të humbura nga koronavirusi. Por çfarë po ndodh me procesin e vaksinimit, i pare si mundësia e vetme për të ndryshuar situatën? Ornela Joti na jep detajet e fundit. (A2 Televizion)
Vaksinimi në Shqipëri me ritme të ngadalta, ende asnjë dozë nga COVAX
