Të shtunën, Nisma Thurje prezantoi kandidatët që do të kryesojnë listat për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Pjesë e listët do të jenë ekonomistë, juristë, mjekë, avokatë, mësues, diplomatë e sipërmarrës. Por, si pritet kjo fushatë e parë për Nismën Thurje? Kjo përballje e parë me partitë që për 30 vite dominojnë politikën shqiptare dhe sa pritet që Thurja të jetë faktor në këto zgjedhje? Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve ishte i ftuar në A2 Endri Shabani, kandidat i Nismës Thurje në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Korçë. (A2 Televizion)
Zgjedhjet e 25 prillit, përballja e Nismës Thurje me mazhorancën dhe forcat opozitare
