Sërish përplasje mes policisë dhe protestuesve në Hong Kong. Nata e të premtes u cilësua e dhunshme çka e detyroi guvernatoren Carrie Lam të ndalojë përdorimin e maskave dhe shamive në manifestime duke nisur nga sot.
“Është një masë e nevojshme për të parandaluar një emergjencë të mundshme”. Por një rregull i tillë shihet si dhunim i të drejtave dhe lirive të njeriut nga përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara.
“Për sa i takon lajmërime për parandalimin e përdorimit të maskave duhet të pohojmë se çdokush gëzon të drejtën për t’u grumbulluar në protesta pa dashur të përballet me kufizime të çdo lloji. Dhe sigurisht, çdo kufizim i tillë kërkon një bazë formale ligjore që nuk dhunon liritë e njeriut”, tha guvernatorja.
Përballja e së premtes me policinë ishte më e ashpra e gjithë këtyre muajve proteste meqë guvernatorja Lam aktivizoi forcat e emergjencës, një njësi ushtarake që kishte 50 vjet që nuk vihej në përdorim. Por një lëvizje e tillë nxori në sheshe më shumë protestues, të cilët u përballën me forcat policore, një konflikt ky që solli plagosjen e një djali 14 vjeç. (A2 Televizion)