
Teksa ka premtuar një ndryshim rrënjësor të zonës së Zall-Herrit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj akuzoi opozitën se sulmon institucionet që janë në shërbim të popullit.
Shqipëria, tha ai, është ende në tranzicion dhe për të ecur përpara duhet kontributi i të gjithëve.
“Tirana nuk është e hasmit. Bashkia, ndërtesa e Kryeministrisë dhe Parlamenti janë gjëra që bëhen me paratë e popullit që në kohën e Italisë. As komunizmi dhe as fashizmi nuk i kanë cenuar. Jemi ende një vend në tranzicion, jemi në një shtëpi delikate prej xhami ku nuk duhet gjuajtur me gurë”, deklaroi Veliaj. (A2 Televizion)