
Mbi 2 tonë produkte mishi janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në një subjekt për përpunimin e mishit në Fier, pas konstatimit të shkeljeve të kushteve higjieno-sanitare dhe mungesës së gjurmueshmërisë së produkteve.
Gjatë kontrollit në subjektin “R. Sauli” u bllokuan 2.089 kilogramë produkte, nga të cilat 1.629 kg gjiro, 100 kg dhjamë derri dhe 360 kg kimë mish pule, të destinuara për asgjësim. Subjekti u gjobit me 1 milion lekë dhe iu ndërpre pjesërisht aktiviteti.
Ndërkohë, në kuadër të kontrolleve të ushtruara gjatë dy ditëve në të gjithë vendin, AKU ka inspektuar 160 subjekte dhe ka vendosur gjithsej 8 gjoba me vlerë 1 milion e 460 mijë lekë, si dhe 9 masa administrative me paralajmërim.
(A2 Televizion)