Partia Demokratike kërkon kohë shtesë për punën e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, i cili skadon më 30 nëntor.
Bashkëkryetari demokrat Oerd Bylykbashi mendon që është e nevojshme për të marrë asistencën e duhur nga Venecia dhe ODIHR.
Në mungesë në sallë të bashkëkryetarit socialist Damian Gjiknuri, përgjigjen negative PD-së ia dha kreu i grupit të PS, Taulant Balla.
Përballë këtij qëndrimi të mazhorancës, demokrati Bylykbashi i vendosi letrën e ODIHR-it që kërkon të dijë nësë afati i komisionit do të shtyhet apo jo. Por, Balla nuk u zbramps nga 30 nëntori, ndërsa parlajmëroi një komision tjetër zgjedhoreje 2.0.
Bashkëkryetarët dhe ekspertët e Zgjedhores zhvilluan takime me dy ekspertë të Venecias mbi draftin për financimin e partive politike, i cili, sipas PS, duhet të miratohet deri në fund të këtij sesioni. Pasi dëgjuan palët, të dërguarit e posaçëm dëgjuan debatin politik të parlamentit shqiptar. (A2 Televizion)