Grumbullimi në Kavajë, policia nis procedimin për 24 persona

Nga A2 CNN
12 Mars 2021, 11:25 | Aktualitet
Grumbullimi në Kavajë, policia nis procedimin për 24 persona

Policia procedon 24 persona, një ditë pas vizitës të kryetarit të opozitës Lulzim Basha në Kavajë.

Procedimi ka nisur për organizim të tubimit të paligjshëm dhe bllokim të lëvizjes së mjeteve. Me herët në reagimin e saj, policia nuk e përmendi Partinë Demokratike dhe kryetarin Lulzim Basha, por kujtoi se deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimin e mbi 10 personave, dhe se është e detyruar të penalizojë shkelësit.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, u prit dje në Kavajë nga qindra persona dhe nuk mungoi habia e tij për praninë e tyre. Madje kreu i PD-së iu bëri thirrje disa herë për respektimin e distancës dhe vendosjen e maskave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos