Vendimi për mbylljen e shkollës, nxënëset e kolegjit turk "Mehmet Akif" në protestë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 12:32 | Aktualitet
Vendimi për mbylljen e shkollës, nxënëset e kolegjit turk

Nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif”, i cili u mbyll nga qeveria pak ditë më parë, me arsyen se nuk plotësonte standardet, kanë dalë në protestë para ministrisë së Arsimit.

Ata kanë kërkuar shfuqizimin e vendimit për mbylljen e kolegjit privat dhe nga Ministria marshuan drejt Kryeministrisë.

“Na shkatërruat çdo ëndërr që kemi krijuar në ambientet e shkollës ‘Mehmet Akif’. Jemi kundër mbylljes së arsimit cilësor. Sot kuptova se çdo të thotë që të të prishin ëndrrat. Anuloni mbylljen e ‘Mehmet Akif’”, kanë kanë kërkuar nxënësit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos