“Venecia II” në Tiranë, emërimi dhe betimi i anëtarëve të Kushtetueses

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2020, 09:20 | Aktualitet
“Venecia II” në Tiranë, emërimi dhe betimi i

Misioni tjetër i Komisionit të Venecias nis sot takimet dyditore në Tiranë.

Pasi janë njohur me dokumentacionin dhe pyetjet që palët kanë depozituar pranë Komisionit për Demokraci përmes Ligjit, ekspertët e tij, do të marrin nga afër versionin e secilit, sa u përket procedurave të ndjekura për hapjen e garës, filtrimin, zgjedhjen dhe betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Takimet nisin në Kuvend me kryeparlamentarin Ruçi dhe më pas me anëtarët e Komisionit Hetimor për Shkarkimin e Presidentit.

Në mesditë, ata do të jenë në presidencë me Ilir Metën, ndërsa pasdite takojnë Arta Vorpsin, e cila bëri një betim te noteri pasi presidenti e refuzoi si të zgjedhur. Takimi me Ardian Dvoranin, kryetar i Këshillit të Emërimeve në drejtësi, do të jetë nesër paradite. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/11/opozita-takon-delegacionin-e-venecias-vokshi-komisioni-eshte-objektiv-qeveria-te-zbatoje-opinionin/
https://a2news.com/2020/02/11/paketa-anti-shpifje-meta-pret-delegacionin-e-komisionit-te-venecias/

A2 CNN Livestream

Latest Videos