Veshje të gjalla, pëlhura e krijuar nga algat kryen procesin e fotosintezës, pastron ajrin

Nga A2 CNN
2 Shtator 2020, 15:52 | Lifestyle

Roya Aghighi, stilistja kanadezo-iraniane, na sugjeron t’i shohim veshjet si gjallesa. Në bashkëpunim me universitetin e British Columbia, ajo ka krijuar Biogarmentry, një pëlhurë e gjallë, e biodegradueshme. E krijuar nga algat, pëlhura kryen proces fotosinteze duke pastruar ajrin përreth.

Sipas universitetit, ky është lloji i parë i prodhuar i një pëlhure që kryen fotosintezë, ndërsa materiali është stiluar në formën e një manteli transaparent.

Prototipet e këtij lloji janë ende në fazë testimi dhe shumë larg pikës së prodhimit për masën, por duket se kanë sfiduar industrinë e modës që të gjej mënyra të reja prodhimi, duke reduktuar emetimin e karbonit nga fabrikat e saj, çka e bënë industrinë me nivelin më të lartë të ndotjes, edhe më tepër se fluturimet ndërkombëtare apo forma të tjera transporti.

Aktualisht konsumatorët amerikanë blejnë veshje më tepër se kurrë më parë. Ato përdoren pak herë për të përfunduar më pas në landfille, raporton agjencia amerikane për mbrojtjen e mjedisit. Projekti i stilistes synon të shndërrojë në një lidhje empatike atë që kemi me veshjet.

 Kur linja e Aghighi të dalë në treg, do të mjaftojë të afrohemi në dritare, para se t'i veshim, dhe me efektin e rrezeve të diellit e me pak spërkatje uji, algat e veshjes rigjallërohen.         (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos