Lamtumirë Ylli Mihali, 27 vjet pjesë e Kombëtares

Nga A2 CNN
13 Shtator 2021, 11:19 | Futboll
Lamtumirë Ylli Mihali, 27 vjet pjesë e Kombëtares

Futbolli shqiptar dhe ekipi kombëtar janë në zi. Ylli Mihali, fizeoterapisti që ka qenë pjesë e stafit kuqezi prej 27-vjetësh, u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me Covid-19.

Ai ishte infektuar me koronavirus prej afro një muaji, pavarësisht se i kishte kryer të dyja dozat e vaksinës. Prej afro dy javësh, 52-vjeçari ishte i shtruar në spital, në gjendje të rëndë, duke qëndruar edhe në intubim.

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/photos/a.1659610774138145/4165682593530938

Ylli Mihali ishte një persoinalitet mjaft i njohur dhe i dashur në ambientin sportiv. Me punën e tij në ekipin kombëtar, por edhe si pjesë e stafit të Tiranës, gjatë tre dekadave të fundit ai ka ndihmuar jo thjesht futbollistët e nivelit të lartë, por është kujdesur për sportistë të të gjitha skuadrave në momentet e vështira të lëndimeve.

Vetëm një javë më parë, në sfidën e fituar 5-0 me San Marinon, ekipi kombëtar zbriti në fushë me bluza solidarizimi për Ylli Mihalin, me mesazhin “Mos u dorëzo”. 

Fatkeqësisht, njeriu që ka kaluar disa breza lojtarësh në skuadrën kuqezi, humbi ndeshjen më të rëndësishme dhe tashmë do të kujtohet gjithmonë si njeriu humanist, që ia dedikoi të gjithë jetën sportit dhe shëndetit të sportistëve.

https://www.facebook.com/PresidentiFutbollitShqiptare/posts/392834178880688

Përveç shumë mesazheve ngushëlluese nga lojtarë, kolegë e gazetarë, edhe presidenti Ilir Meta reagoi ndarjen nga jeta të Mihalit. “Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të fizioterapistit Ylli Mihali, kontributor i palodhur për gati tre dekada, për sukseset e Ekipit tonë Kombëtar. Ngushëllime familjes, miqve dhe kuqezinjve, të cilëve u shërbeu me dashuri dhe përkushtim!”, shkroi presidenti në Facebook. (A2 Televizion)

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/4379651572081082

A2 CNN Livestream

Latest Videos