Kush fitoi në Ohër? Të gjithë nxituan të bëjnë deklarata pas takimit 12-orësh në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe secila palë tregoi se kishte qëndruar stoike në llogoret e veta. Kurti që foli edhe i fundit dukej më i fituar se të tjerët, pasi, sipas tij, nuk lejoi asosacionin, por mori pajtimin, madje, sipas Kurtit, e gjitha ishte një lloj njohjeje “de facto” e Serbisë ndaj Kosovës, edhe pse pala tjetër, Serbia, nuk firmosi asgjë. Por, protesta e opozitës në Serbi që kërkoi shkarkimin e Vuçiçit diçka tregon... Për të kuptuar më shumë, në lidhje direkte nga Prishtina me “Ditarin”, në A2 CNN, ishte politologu Gurakuç Kuçi. (A2 Televizion)
“Vetëmenaxhim dhe jo Asosacion”, por firmë nuk u hodh askund
