Veteranët e Flamurtarit mbështesin familjet në nevojë nga COVID-19: Dikur na kanë duartrokitur

Nga A2 CNN
13 Prill 2020, 12:14 | Futboll

Veteranët e Flamurtarit dërgojnë ndihma për familjet në nevojë. Një iniciativë e bukur është ndërmarrë në këto kohë të vështira nga pasojat e koronavirusit nga ish-futbollistët e viteve ‘80-90. Disa prej tyre kanë vendosur të ndihmojnë rreth 15 familje në nevojë në qytetin e Vlorës.

Roland Iliadhi

“Jemi një grup veteranësh të Flamurtarit që prej një viti bëjmë disa aktivitete. Në këto kushte menduam për një ndihmë modeste, disa pako për këdo që mund të jetë në nevojë”, tha  Përparim Lushaj, dikur mbrojtës i ekipit vlonjat, si dhe ish-drejtor teknik.

Përparim Lushaj

“Jemi një brez futbollistësh që nuk mblidhemi vetëm për të luajtur futboll dhe për të kujtuar kohët e arta, e mbështeta menjëherë nismën, për të ndihmuar familje që na kanë duartrokitur”, shton  Saimir Haxhiu, ish-lojtarit vlonjat, djali i “bomberit” mitik Mexhit Haxhiu.

Ndihmat janë mbledhur para teatrit “Petro Marko”, ndërsa do të shpërndahen ndaj familjeve me nevoja jetike.

Saimir Haxhiu

“Të ndihmojmë ato të moshuar që nuk kanë mundësi të dalin, të bëjnë një pazar, ashtu siç na kanë mbështetur kur ishin në fushë , t’i ndihmojmë ne tani, me mundësitë tona. Nuk është një ndihmë e madhe, por të dinë ata që ne jemi afër tyre dhe i mbështesim”, deklaroi Roland Iliadhi, një nga protagonistët e Flamurtarit që "guxoi" të sfidojë Barcelonën në vitet ’80.   

Një iniciativë kjo, që pritet të vijojë më tej në këto ditë të vështira. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos