Vijon rritja e çmimeve, të reduktohet TVSH për ushqimet

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 22:26 | Ekonomi
Vijon rritja e çmimeve, të reduktohet TVSH për ushqimet

Rritja e çmimeve në tregun nuk ka përfunduar ende, madje do të shtrihet në mallra dhe shërbime të tjera, duke ndikuar në shtrenjtimin e kostove të jetesës për shqiptarët. Teksa shifra e fundit zyrtare e inflacionit, ajo prej 2.4% në muajin Gusht normalisht është një tregues i performancës së mirë të ekonomisë, sipas ekspertëve, janë faktorë të tjerë që kanë ndikuar në rritjen e tij.

Ekspertët paralajmërojnë se rritja e mëtejshme e çmimeve mund të sjellë një ulje të konsumit duke penalizuar edhe rritjen e pritur ekonomike. Për këtë arsye, ata apelojnë qeverinë për të marrë masa.

Në kushtet kur thuajse gjysma e shpenzimeve të familjeve shqiptare shkon për ushqime, ekspertët shprehen në favor të reduktimit të TVSH-së për produktet e shportës, aktualisht 20%, që do të lehtësonte veçanërisht shtresat më vulnerabël.

TVSH-ja e reduktuar për ushqimet është një masë e përdorur gjerësisht në Europë, në vende si Franca, Italia, Britania e Madhe, etj., me qëllim kryesor pikërisht mbrojtjen e shtresave më të varfra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos