Villarreal krijon iluzione, Liverpool kalon në finalen e Champions

Nga A2 CNN
3 Maj 2022, 22:53 | Futboll
Villarreal krijon iluzione, Liverpool kalon në finalen e Champions

Liverpool është finalisti i parë i Champions League.

Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi me përmbysje 3-2 ndaj Villarreal në Spanjë, pasi pjesa e parë përfundoi 2-0 për vendasit.

Golave të Dia (3’) dhe Coquelin (41’), që barazuan përkohësisht rezultatin e përgjithshëm, në fraksionin e dytë të lojës iu përgjigjën Fabinho, Luiz Diaz dhe Mane.

Në finale, Liverpool do të presë fituesin e çiftit Real Madrid-Manchester City. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos