Vizitori i paftuar prish piknikun

Nga A2 CNN
25 Janar 2021, 12:28 | Lifestyle

Një grup turistësh po përpiqeshin të merrnin maksimumin e tyre nga një xhiro turistike safari në Afrikë, duke organizuar një piknik në natyrë, por një mik i paftuar shkatërroi gjithçka.

Ndërsa, tavolina po bëhej gati për të ftuarit, një luan u afrua, me shumë mundësi i tërhequr nga aroma e biftekut që ishte përgatitur.

Turistët u kthyen me urgjencë në makinat e tyre, ndërsa luani pasi iu mori erë ushqimeve u largua pa provuar asnjë prej tyre.

Ngjarja u regjistrua në parkun kombëtar të Kruger në Afrikën e Jugut. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos