Ferit Keta shkatërron serbin Mitiç

Nga A2 CNN
29 Korrik 2019, 10:24 | Sporte të tjera
Ferit Keta shkatërron serbin Mitiç

Boksieri shqiptar Ferit Keta vazhdon paraqitjet e shkëlqyera në ringun profesionist.

Kampioni nga Bulqiza triumfoi në Maltë në duelin përballë rivalit serb, Slavoljub Mitiç.

Ketës i mjaftuan tre raunde për të mbyllur përballjen, duke regjistruar fitoren e 13 në boks dhe të dhjetin me “knock-out”.

Boksieri shqiptar vazhdon të jetë i pamposhtur në peshën “cruiser”, ku ende nuk e njeh humbjen. Kjo ecuri mbresëlënëse ka bërë që dueli i Ferit Ketës të ishte edhe ndeshja kryesore e eventit “Summer Showdown” në Maltë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos