Vllaznia mund Partizanin dhe afron Teutën me titullin kampion

Nga A2 CNN
21 Maj 2021, 19:22 | Futboll

Vllaznia fitoi 1-0 në Tiranë ndaj Partizanit, duke u kthyer në krye të klasifikimit të Kategorisë Superiore, me pikë të barabarta me Teutën, por me golaverazh më të dobët.

Një gol me 11-metërsh i Herald Markut, në minutën e 74-t, i dha 3 pikët e vlefshme shkodranëve, që shpresojnë ende te titulli kampion.

https://youtu.be/NcsAZB0K6eA

Ndërkohë, Teuta barazoi 0-0 në transfertë ndaj Laçit dhe tashmë i duhet një fitore ndaj Apolonisë për t'u shpallur kampion, ndërkohë që Vllaznia do të luajë me Laçin ndeshjen e fundit të kampionatit dhe do t'i duhet një fitore me shumë gola. Teuta është në të njëjtën kuotë pikësh me kuqeblutë, bilancin e kanë të barabartë në përballjet direkte dhe në golaverazhin e përgjithshëm Teuta ka vetëm një gol më shumë.

Në ndeshjet e tjera, Apolonia-Tirana 1-1, Kastrioti-Bylis 1-1 dhe Skënderbeu-Kukësi 2-1. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos