Vllaznia për femra si Juventusi, 9 herë radhazi kampion

Nga A2 CNN
13 Maj 2022, 08:50 | Futboll
Vllaznia për femra si Juventusi, 9 herë radhazi kampion

Për herë të 9 radhazi, Vllaznia në futbollin për femra shpallet kampione e Shqipërisë.

Pas fitores së thellë 12-0 që kuqeblutë realizuan përballë Kinostudios, shkodranët e fituan matematikisht titullin kampion pas diferencës 8 pikë me Apolloninë e vendit të dytë, kur kanë mbetur dhe dy javë nga fundi.

Në goleadën me Kinostudion, protagonistja absolute ishte Megi Doçi, me 9 gola, 5 në pjesën e parë dhe 4 në të dytën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos