
Në lagjen "24 Maji" të qytetit të Vlorës, pranë stacionit të trenit, janë përfshirë në konflikt dy shtetas të cilët punojnë me taksi.
Si pasojë e konfliktit është plagosur kaçavidë shtetasi K.B., 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i plagosjes është shoqëruar në ambientet e policisë dhe po merret në pyetje në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)