
Një 35-vjeçar nga Durrësi është vënë në pranga nga policia, në kuadër të operacionit të koduar "Pallati", për disa vjedhje në qytetin bregdetar.
35-vjeçari Xh.K. me precedent të mëparshëm penal, akuzohet për 7 raste vjedhjesh në pallatet e braktisura nga banorët për shkak të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar.
Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas, gjatë muajve të fundit është futur në banesat e dëmtuara nga tërmeti që janë të braktisura nga banorët, ku ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme. (A2 Televizion)