Volejboll, Tirana merr fitoren e tretë, Erzeni vijon kryesimin

Nga A2 CNN
19 Tetor 2019, 19:38 | Sporte të tjera
Volejboll, Tirana merr fitoren e tretë, Erzeni vijon kryesimin

Ekipi i Tiranës ka marrë një tjetër fitore në kampionatin kombëtar të volejbollit, Bardheblutë mposhtën në ndeshjen e tretë radhazi Skënderbeun në Korçë me rezultatin 3 me 1.

Me këtë fitore Tirana ngjitet në vendin e dytë në kampionat me 8 pikë. Vendi i parë mbahet nga Erzeni, i cili në javën e katërt mundi 3-0 ekipin e Elbasanit.

Edhe Partizani mori një fitore të lehtë duke mundur 3 me 0 Teutën e vendit të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos