E drejta e emigrantëve shqiptar për të votuar nga jashtë vendit është tashmë e garantuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, por kur institucionet duhet të nisin punën për realizimin e saj, duket se ka filluar ping-pongu i përgjegjësive. Në një komunikatë për shtyp, KQZ njoftoi se i kishte dërguar Kuvendit disa rekomandime për plotësimin e boshllëkut ligjor të konstatuar nga Kushtetuesja, por përmbajtja e shkresës ishte vetëm një rikujtesë se përgjegjësinë e kanë deputetët. (A2 Televizion)
Vota (e munguar) e emigrantëve. KQZ shmang përgjegjësinë, bën sikur i dërgon rekomandime Kuvendit
