All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Votat për kandidatët, Fatmir Xhafaj i sigurt drejt mandatit. Agron Shehaj i dyti më i votuar te PD

Nga A2 CNN
28 Prill 2021, 19:15 | Politikë
All - Paragraf - 1

Klikoni këtu për të ndjekur përditësimet minutë pas minute.

Pas përfundimit të numërimit të votave për partitë, prej mbrëmjes së të martës ka nisur numërimi i votave preferenciale për kandidatët.

https://youtu.be/QHNYKnyrYxI
All - Paragraf - 3

Deri në orën, 19:00, në qarkun e Tiranës, i cili ka edhe më shumë mundësi që kandidatët të kalojnë herësin, janë numëruar 334 kuti nga 1243 në total dhe Fatmir Xhafaj po shkon i sigurt drejt mandatit edhe pse renditej i 23-ti në listë. Xhafaj ka marrë deri tani 7783 bashkë me votat e njësisë 10, ku numërimi ishte elektronik. Pas tij renditet Balluku me 6997 vota.

Në listën e Partisë Demokratike, më i votuara deri tani është kryetari i Partisë Lulzim Basha me 5240 vota. Ndërkohë, i dyti në listë si më i votuari është ngjitur Agron Shehaj me 4221 vota.

Shfletoni galerinë për të parë të gjitha votat preferenciale deri tani. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos