Për herë të parë në Gjermani, mbi 1 mijë viktima nga koronavirusi në 24 orë

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2020, 08:33 | Bota
Për herë të parë në Gjermani, mbi 1 mijë viktima

Rekord vdekjesh nga koronavirusi në Gjermani. Sikurse njofton Instituti Robert Koch, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1129 viktima.

Kjo shënon herën e parë që nga nisja e pandemisë, që vendi tejkalon 1 mijë vdekje në ditë.

Raportimet shqetësuese vijnë teksa Gjermania ka nisur zyrtarisht fushatën e saj të vaksinimit, dhe ka siguruar 30 milionë doza shtesë të vaksinës së Pfizer dhe Biontech, duke thyer kështu paktin europian.

Vendimi u komentua me nota zhgënjimi rreth Europës, dhe polemika për shpërndarjen e padrejtë të dozave, me Gjermaninë që ka siguruar më shumë se shtetet e tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos