Vrau 32-vjeçaren sepse i hoqi nga oborri i shtëpisë tabelën ku mbështeste Trump

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2021, 19:03 | Bota
Vrau 32-vjeçaren sepse i hoqi nga oborri i shtëpisë

Policia në Washington ka arrestuar një grua nën akuzën se qëlloi për vdekje një grua tjetër pas një sherri për një parullë politike.

55-vjeçarja Angela Marie Conijn akuzohet për vrasje të shkallës së dytë, pasi qëlloi mbi 32-vjeçaren, Kamran Cohee.

Zyra e sherifit në Skagit bën me dije se u njoftua për disa të shtëna me armë në një pronë private në Mount Vernon, pas një sherri. Kur policët mbërritën në vendngjarje panë aty trupin e pajetë të Kamran Cohee.

Sipas të dhënave paraprake autorja dhe viktima nuk e njihnin njëra-tjetrën, por sherri nisi pasi 32-vjeçarja hoqi një tabelë nga prona e 55-vjeçares, ku ajo shprehte mbështetjen për ish presidentin Donald Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos