Vritet me armë reperi 30-vjeçar

Nga A2 CNN
12 Korrik 2020, 21:12 | Bota

Një tjetër reper amerikan ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Këtë herë bëhet fjalë për reperin e njohur si Lil Marlo, 30 vjeç, i cili është qëlluar për vdekje teksa po udhëtonte me makinë në Atlanta.

Reperi, i cili nënshkroi me kompaninë Quality Control Music në vitin 2017, u qëllua mbrëmjen e së shtunës.

Policia ka bërë të ditur se ka marrë një telefonatë për aksident rrugor, por kur ka shkuar në vendngjarje ka gjetur 30-vjeçarin të qëlluar për vdekje me armë zjarri.

“Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima ka qenë shënjestra e këtij sulmi, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të vrasjes”, ka bërë të ditur policia. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/04/01/vritet-reperi-i-famshem-amerikan/
https://a2news.com/2020/02/19/vritet-ne-banesen-e-tij-ne-hollywood-reperi-i-njohur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos