Vuante dënimin në burgun e Drenovës, vdes 41-vjeçari

Nga A2 CNN
25 Mars 2021, 21:49 | Kronikë
Vuante dënimin në burgun e Drenovës, vdes 41-vjeçari

Ka ndërruar jetë një i burgosur që vuante dënimin në burgun e Drenovës. Edmond Jonuzi pasi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore është dërguar në spitalit rajonal Korçë.

Bëhet fjalë për një 41 vjeçarin Edmond Jonuzi, i cili ishte i dënuar me 12 vite burg, prej të cilave i kishin mbetur edhe 4 vite.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar arsyet e kësaj vdekje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos